Rajon & Botë

Bangladesh, vritet organizatori i sulmit terrorist në Daka

Njësia anti-terrorizëm e policisë së Bangladeshit, ka vrarë tre terroristë gjatë një operacioni në Narayanganj.

Mes të vdekurve figuron edhe Tamin Chowdhury, organizatori i mundshëm i atentatit të 1 korrikut në “Holey Artisan Restaurant” të Dakës, që i mori jetën 22 personave, mes të cilëve 9 italianë. Autorittet kanë shpjeguar që agjentët kanë hapur zjarr kur terroristët filluan të qëllojnë me armë zjarri, duke i vrarë të gjithë.

Tamim Ahmed Chowdhury, kanadez me origjinë bangaleze, është lokalizuar falë një informacioni të marrë nga një militant i arrestuar nga grupi klandestin Jama’atul Mujahideen, Bangladesh.

Për të, ka kujtuar shefi i policisë anti-terrorizëm i Bangladeshit, Monirul Islam, ishte vënë një shumë prej 22.000 eurosh.

Atentati, ku humbën jetën 22 persona, u mor përsipër nga ISIS-i dhe sipas sajteve të ndryshme, Tamin Choëdhury ishte koordinatori i celulës së bangladeshit të lëvizjes xhihadiste.

Hetimet për Chowdhury, 30 vjeç, zbuluan se ai kishte ikur nga Kanadaja në vitin 2013, ku familja e tij kishte emigruar në vitet ’70.