Aktuale

Balotazhi për zgjedhjet lokale mbahet më 19 nëntor

Pas procesit zgjedhor për pushtet lokal, të mbajtur më 22 tetor në Kosovë, rezultatet preliminare tregojnë se disa nga komunat e Kosovës, do garojnë edhe për një raund tjetër zgjedhor.

Balotazhi do të mbahet më 19 nëntor.

Sipas rezultateve aktuale 18 komuna do të shkojnë në balotazh, përfshirë Prishtinën, Gjakovën, Ferizajn, Mitrovicën, Gjilanin dhe Prizrenin.

Për balotazh, kandidatët kanë të drejtë fushate për pesë ditë.