Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka theksuar se po punojnë në krijimin e më shumë Zonave Ekonomike, zhvillimin dhe forcimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në përputhje me aktin evropian për bizneset e vogëla, përmirësimin e qasjes në financa të kompanive, si dhe mbështetjen e promovimit të bizneseve nëpër panaire.
Bajrami këto komente i bëri sot në konferencën informuese me bizneset e rajonit të Podujevës, ku po punohet në përmirësimin e infrastrukurës së cilësisë, forcimit të kapaciteteve laboratorike dhe profesionale në kuadër të Agjencive tona, si: Agjencia e Metrologjisë, Agjencia e Standardizimit, e Akreditim Inspektorati i Tregut, Agjencia e Pronësisë Industriale./KosovaPress/