Aktuale

Bajrami: Në Maturë Shtetërore nuk ka mundësi të manipulohet

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, po organizon Provimin e Maturës 2017 (afati i qershorit, pjesa e parë), për rreth 30 mijë maturantë sa ka këtë vit Kosova.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka vizituar nxënësit, të cilët iu nënshtruan Provimit në shkollën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka bërë thirrje që nxënësit të mos jenë pre e testeve të cilat janë të publikuara në internet, pasi sipas tij, në maturë shtetërore nuk ka mundësi të manipulimit.

Prezente ishte edhe drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Arberie Nagavci, e cika ka treguar që në Prishtinë janë rreth 4 mijë maturantë që iu janë nënshtruar testit të maturës.

Ajo ka thënë se përgjatë këtyre katër viteve është përmirësuar gjendja e arsimit në Prishtinë.Provimi do të mbahet në 200 qendra testimi në gjithë vendin, ndërsa për mbarëvajtjen e këtij procesi janë të angazhuar rreth 2100 administrues dhe rreth 600 komisionerë.