Arsim & Kulturë

Bajrami në interpelancë prezanton strategjinë për arsim cilësor

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami duke folur në interpelancën në Kuvendin e Kosovës tha se edukimi mbetet një prioritet kombëtar.

Bajrami prezantoi edhe projektin për arsim i përfshirë në dhjetë shtylla, njëra ndër to edhe arsimin obligativ për fëmijët prej 3 deri 6 vjeç.

Interpelanca e Bajramit është thirrur me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, sidomos pas raportit të PISA-s që Kosova renditet në vendin e parafundit.

Kurteshi gjatë arsyetimit të kërkesës për interpelancë për ministrin e Arsimit tha se arsimi në Kosovë është në gjendje të keqe.

Për këtë gjendje ai kritikoi Qeverinë, drejtoritë komunale si dhe drejtorët e shkollave.

Ministri Bajrami falënderoi VV-në për thirrjen e këtij debati dhe ftoi deputetët që të angazhohen për një arsim sa më cilësor./KosovaPress/