Aktuale

Bajrami dhe Haliti akuzojnë njëri-tjetrin për kontrollin e naftës

eanca ka vazhduar me akuza në mes deputetes së LDK-së dhe ish ministrja e Tregtisë, Hykmete Bajrami dhe deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, i cili ka thënë se askush nuk po mundet ta ndal kontrabandën e naftës , derisa Bajrami i ka thënë se ai ka kontrollin e naftës dhe duhet të tregojë se si është bërë milioner.

Derisa deputetja Bajrami i tha Halitit që mos ta keqpërdorë foltoren, ky i fundit i tha se si deputet është i interesuar ta di sa evazion ka Kosova përmes kontrabandës së naftës.

“Nuk kemi mundur me bo kontroll, kontrollin e naftës e keni ju, trego ka e ke rrjedhën e pasurisë, nga je bo milioner, unë e kam pru ligjin këtu dhe ju nuk e nuk e keni përkrah dhe kontrollin e naftës ka kaluar nga operatorët privat te Dogana, pasi i kemi ç’kapë”, tha deputetja Hykmete Bajrami./KosovaPress/