Edhe deputetja e Nismës Valdete Bajrami ka folur në lidhje me dëshminë e –ish-guvernatorit të Kosovës Hashim Rexhepi në media duke treguar kështu sipas Bajramit anën e errët të presidentit Hashim Thaçi.
Sipas saj është e kotë tentativa e presidentit që me një konferencë t’u hidhet hi syve të popullit.
Ju po shfrytëzoni viktimat e gjenocidit serb për ndreqjen e imazhit tënd. Ku ishit qe sa vjet zoti Thaçi, apo keni qenë të zënë që t’i uzurponi institucionet e pavarura. Pse dje nuk kërkuat nga prokurori të filloj hetimet për dëshminë e ish guvernatorit të BQK-së. Mjaft me tallje sepse do të vjen koha kur do të jepni llogari për dëmet që i shkaktuat vendin dhe qytetarëve”, tha Bajrami.
Ajo nga ulësja e Kuvendit ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të hetojë dëshminë e Hashim Rexhepi ku ishte i involvuar edhe Hashim Thaçi.
“Nuk do të mund të ikni përgjegjësisë. Fundin e keni afër. Deklarimet e djeshme të Thaçit dëshmojnë se krimi i organizuar është instaluar në instancat më të larta të shtetit”, tha Bajrami.
Pas këtyre fjalëve të deputetes së Nismës ka reaguar pas fjalimit të Bajramit,e cila tha se Thaci e ka fundin afër.
Kryetari i Kuvendit e ka pyetur deputetet në lidhje me këtë fjalë.
“Ftoj kryeprokurorin e shtetit mos të jetë i heshtur në raste të tilla ku ka akuza të drejtpërdrejta. Është mire me mbajt konotacionin politik. Fundin secilit prej neve ia jep veç Zoti”, tha Veseli.
Por deputetja Bajrami tha se si do ta ketë fundin Thaçi do t’i përgjigjet vetë atij e jo edhe Veselit.