Aktuale

Bajram Rexhepi vazhdon të jetë pa vetëdije, mjekët po e përcjellin gjendjen e tij

Gjendja e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, vazhdon të jetë e rëndë. Ai ende gjendet pa vetëdije në mjekimin intensiv të QKUK-së.

Rexhepi për më shumë se një javë gjendet në QKUK ku po merr trajtime pas dy sulmeve në tru që i ka pësuar.

Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu, kontaktuar nga Express, ka deklaruar se ekipet mjekësore në vazhdimësi janë në përcjellje të gjendjes shëndetësore të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

“… po vazhdon mjekimin nen kujdes stafit mjekësor në mjekimin intensiv të QKUK’së. Konsiliumi mjekësor po e përcjellë në vazhdimësi gjendjen e tij”, ka thënë Fazliu të martën për Gazetën Express. /GazetaExpress/