Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të nxirret për votim mocioni i opozitës për rrëzimin e Qeverisë.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA’së, Valdete Bajrami i ka ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë mocionin e iniciuar nga partia e saj.
“…i ftoj deputetët e parlamentit të Kosovës ta votojnë mocionin e mosbesimit kundrejt kësaj Qeverie. Falënderoj të gjithë deputetët që e kanë përkrahë këtë iniciativë:, ka thënë Bajrami fjalës së saj.