Aktuale

Bahtiri thotë se revitalizimi i urës do të nis më 14 gusht

As këtë vit shkollor Ministria e Arsimit nuk arriti t’i dërgojë librat, të cilët vitin e kaluar i ndau si donacion për nxënësit e Luginës së Preshevës.

Mbi 100 mijë tekste shkollore nga klasa e parë deri në të nëntën po qëndrojnë të mbyllura në një klasë të shkollës fillore “Sadullah Brestovci” në Gjilan, bën të ditur KTV.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës tash një pjesë të përgjegjësisë e hedhin te liderët shqiptarë në Luginë të Preshevës derisa përfaqësues të banorëve nga Lugina thonë se Prishtina zyrtare nuk po bën sa duhet duke theksuar mungesën e vullnetit që këtë çështje ta bëjnë kusht për bisedime.

Përfaqësues të shoqatës “Vatra” shprehen të zhgënjyer me neglizhencën e qeveritarëve. Thonë se lidershipi në Preshevë u mundua të përfitojë politikisht duke bërë skena me flamuj e patriotizëm, derisa kritikojnë edhe zyrtarët në Prishtinë.