Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se nuk do të ketë ndryshim të kufijve administrativë në Mitrovicë. Ai ka deklaruar se për këtë është zotuar qysh në fillim të mandatit të tij dhe se këtë gjë do ta zbatojë çfarëdo qofshin rrethanat.
“Ju e dini që prej ardhjes sime jam munduar në mënyrë maksimale të bëjë çdo gjë për secilin pavarësisht nacionalitetit. Kjo procedurë ka qenë shumë e mundimshme, por sot ne mund të krenohemi sepse situata është ndryshe se si ka qenë më parë. Kam gjetur gjemba mbi urë, tonelata rërë, por tani është më ndryshe, tani është qetësia absolute. Kjo duke iu falënderuar të gjithë qytetarëve që kanë mundësuar dicka të tillë. Nuk jemi të kënaqur me procesin që po shkon sepse po zvarritet çështje e zhbllokimit të urës”.
“Pavarësisht përpjekjeve në Bruksel që të mos ketë kushte, sot pala serbe punon dicka tjetër pala kosovare dicka tjetër. Kufiri administrativë po pengon proceset. Ne nuk kemi pranuar në asnjë mënyrë dicka të tillë. Ndërsa tani ne jemi duke punuar në këtë proces. Tashmë u kemi qartësuar si kristali të gjithëve se kufijtë administrativ nuk lëvizin. Ne – personalisht unë jam angazhuar shumë duke u thënë qytetarëve që të kenë durimin. U kam thënë se një herë e përgjithmonë do të largohet ura e Ibrit, por kjo po zvarritet”.
Bahtiri ka thënë se Plani i Ahtisaarit u jep të drejtë shqiptarëve dhe se asnjë pëllëmbë tokë nuk do të ndryshohet nga ky dokument – i shtetësisë së Kosovës.
“Pllakat që janë në urë janë të BE-së, dhe ato smund të hiqen pa ardhur koha. Janë disa elemente të cilat mendohet të ndryshojnë dicka. Atë e mendojnë serbët, që dëshirojnë të fillojnë çdo marrëveshje për të përfituar. Por ato janë kot sepse asgjë nuk mund të zgjidhin. Ne nga plani i Ahtisarit kemi dalur fitues sepse asnjë pëllëmbë nuk i largohet tokës. Durimi ka kufirin, edhe mua më humb durimi nganjëherë sepse unë e mbaj fjalën, por kur e marr vendim e zbatoj”.
“Prandaj duhet ta zbatoj këtë pikë për pikë sepse kemi pasur mbledhje delikate. Unë nuk dal në asnjë mënyrë nga gjiri i popullit, ata më kanë besuar dhe ata nuk i besojnë një kryetari për të i falur tokë dikujt tjetër. Çdo qytetarë i Mitrovicës sepse është koha, dhënia e premtimit tashmë nuk po zbatohet. Unë i kam bindur ata që të na japin kohë e të mos na shkaktojnë probleme sepse jemi në fund të këtij problemi. Unë kisha pas një lutje nga qytetarët e vendit që BE-ja të fillojë punën, sepse situata asnjëherë nuk ka qenë më stabile sesa sot. Ne nuk mund të presim në një situatë të tillë deri në pafundësi”.