Aktuale

Bahtiri: Nuk është në dorën time zhbllokimi i urës së Ibrit

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri është tërhequr nga premtimi i tij, duke thënë se zhbllokimi i urës së Ibrit nuk është në dorën e tij.

“Nuk është në dorën time se po të ishte deri më tani ura e Ibrit do të ishte e lire, por është në dorë të Bashkimit Evropian dhe po presim që ata të vendosin”, ka thënë Bahtiri.

Kryetari i Mitrovicës në një intervistë për RTK-në,  ka thënë se pala serbe nuk lejoi që të implementohet marrëveshja që u arrit në Bruksel për atë që quhet “Parku i Paqes”, e që e zëvendësoi barrikadën për të vazhduar bllokimin e komunikimit mes du anëve të qytetit.