Një rast i trishtë ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj. Babai ka therur me thikë të birin.
Deri te rasti thuhet të ketë ardhur par një mosmarrëveshje, ku babai ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë të birin.
Sipas njoftimit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovë.
“Viktima mashkull ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë nga prindi i tij i. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.