Aktuale

Babë e bir rrihen mes vete

Policia ka arrestuar dy të dyshuar në Prizren pasi që janë përleshur mes vete.

Sipas Policisë të dyshuarit janë të komunitetit boshnjak dhe janë babë e bir. Të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete dhe i kanë shkaktuar lëndime njëri-tjetrit.

Të dyshuarit pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./KosovaPress/