Aktuale

Babë e bir keqpërdorën “Facebook-un” e tri femrave në Bërvenicë të Tetovës

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë në tërësi ka zbardhur katër vepra penale të “keqpërdorimit të dhënave personale” dhe ka ngritur padi përkatëse kundër 51-vjeçarit S.A. dhe një 16-vjeçari nga fshati Bërvenicë i Tetovës.

Më i moshuari dhe adoleshenti, përndryshe babë e bir, dyshohen se gjatë muajit qershor dhe gusht të këtij viti në rrjetin social “Facebook” kanë krijuar pesë profile të rrejshme ku kanë shfrytëzuar të dhëna personale, nga tri banore nga ky fshat i Tetovës.

Në emër të dy personave tjerë; gra nga i njëjti fshat, të dyshuarit kanë aktivizuar pesë kartela telefoni, përmes njërit prej operatorëve celularë, transmeton TetovaSot.