ShowBiz

“BabaStars” me këngë të re

Grupi “BabaStars” urojnë festat e fundvitit, por fotografia që ata kanë shoqëruar urimin, tregon se një këngë e re është gati.

Disa anëtarë të këtij grupi kanë postuar një foto në Instagram ku tregojnë që sot në ora 19:00 do të publikohet kënga më e re “Shoqëria”, njofton KosovaPress.

Këtë këngë siç duket do ta këndojnë Skivi dhe Cozman, pasi  që  në foto shihet kjo dyshe me disa modele që besohet se do të jenë pjesë e videoklipit.