Fjalimi i Khizr Khan, baba i një ushtari të vrarë amerikan, në Konventën Kombëtare Demokratike, është cilësuar si një ndër fjalimet më të fuqishme të zgjedhjeve 2016.
Pas fjalimit, Khan kishte treguar se si në hotelin ku ai po qëndronte ishte ndalur nga njerëzit, të cilët e përgëzuan atë për fjalimin dhe kërkuan ta përshëndetnin atë.
Khan, i cili thotë se është tronditur nga fjalimi i Trumpit ka thënë se ai është i pashpirt, dhe si rrjedhojë edhe i papërshtatshëm për udhëheqjen e vendit.
Sipas Khanit, vendin nuk duhet asnjëherë ta lënë në duar të njerëzve të gabuar.
Lidhur me deklaratën e Donald Trumpit, ku kishte thënë se gruaja e Khanit nuk kishte guxuar të flasë, ky i fundit tha se në një gjendje të tillë, fjalët e Trumpit, tregojnë se ai është një person tipik pa shpirt.
Më tej, Khan ka thënë se gruaja e tij që nga vdekja e djalit është bërë shumë e ndjeshme dhe vazhdimisht qanë.
Sipas tij, një ndjenjë të tillë, e dinë vetëm ata që e kanë humbur fëmijët./KP