Aktuale

Babai me dy vajzat e tij e vjedhin një televizor në Pejë

Në qytetin e Pejës një baba së bashku me dy vajza e tij kanë vjedhur një televizor.
“Pas një pune operative zhvilluar nga Policia, është identifikuar dhe lokalizuar, i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili së bashku me dy vajzat e tije moshë e mitur në një Market kishte vjedhë një televizor dhe e kishte quar në shtëpi”, thuhet në raportin policor, përcjell lajmi.net.

Nga i dyshuari është konfiskuar televizori dhe ju ka kthyer pronarit.

Ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit ai është dërguar në qendrën e mbajtjes. /Lajmi.net/