ShowBiz

Baba i Bebe Rexhës thotë se u sëmur për shkak të skenave provokuese të këngëtares në klip

Bebe Rexha ditë më parë publikoi videoklipin e këngës së saj të re “Last Hurrah”.

E në këtë klip artistja shqiptare me famë botërore u shfaq në skena intime dhe mjaft provokuese, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, Rexha tregoi se babai i saj nuk i ka folur për shkak të këtyre skenave që bën në videoklip dhe tani publikon edhe fjalët që i ka thënë.

“Ti ti më mirë ndalo duke postuar pornografi sepse më ke sëmurë, nuk mund të duroj më, nuk mund të dalë as në publik, jam shumë e mërzitur me ty nuk mund të besoj”, janë fjalët e babait për Beben.

“Babai im më urren mua”, shkruan sipër mesazhit artistja shqiptare. /Lajmi.net/