ShowBiz

B.o.B. mbledh para të “konfirmuar” se Toka është e rrafshët

Këngëtari amerikan B.o.B. ka nisur të mbledhë para për të lansuar një satelit dhe në këtë mënyrë “të konfirmojë” nëse Toka është një disk i rrafshët.

B.o.B. është njëri nga mbështetësit e teorisë se Toka është e rrafshët, transmeton BBC.

Ai ka thënë se dëshiron që të mbledhë 200.000 dollarë dhe deri më tash ka mbledhur rreth 700 dollarë, transmeton KosovaPress.