Aktuale

Avokatja Fëllanza Kadiu tregon se me sa vite mund të dënohen të miturt në rastin e Aulonit?

Fëllanza Kadiu, ish gjyqtare tani avokate, ka thënë se të miturit që kryejnë vrasje nga mosha 16 deri në 18 vjet mund të dënohen deri me 10 vjet burgim.

“Burgu për të mitur u shqiptohet vetëm atyre prej moshës 16-18 vjeçar”, ka thënë Kadiu në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ndërsa të miturit që kryejnë vrasje nën moshën 16 vjeçe mund të dënohen deri në 5 vjet burgim. Këto dënime parashihen në Kodin e Drejtësisë për të mitur.