Aktuale

Avokati i Popullit: Numri i rekomandimeve drejtuar institucioneve publike, 200 % më i madh

Institucioni i Avokatit te Popullit mbajti konferencë për media ku u bë prezantimi i të dhënave preliminare për vitin 2016.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tha se Avokati i Popullit ka bërë në publikimin e rekomandimeve për të cilat i është adresuar institucioneve publike, që këtë vit është 200 për qind më i madh se sa ka qenë vitin e kaluar.

Majlindë Sinani, zëdhënëse e Avokatit të Popullit, paraqiti të gjitha rezultatet që ky institucion  ka bërë për vitin 2016.

Ajo bëri të ditur se numri i  ankesave të paraqitura dhe rastet e hapura për hetim në vitin 2016 është 1631 raste.

Numri i personave të përfshirë në ankesat e paraqitura sipas saj është 3498, numri i atyre të hetuara për vitin 2016 është 836 raste, ndërsa numri i rasteve të hapura Ex Officio ose me vetiniciative është 54.

Po ashtu, ajo bëri të ditur se tashmë institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë zgjidhjen e objektit, ku kjo gjë sipas saj ka krijuar qasje më të lartë të njerëzve që të adresojnë ankesat e tyre dhe mundësi që stafi të merret më shumë me rastet./KosovaPress/