Qytetarët munden të paraqesin çdo parregullsi gjatë procesit të votimit sot në zyrat e Avokatit të popullit. Në periudhën prej orës 07.00 deri në orën 19.00 do të funksionojë linjën telefonike pa pagesë, Numri që mund të paraqiten qytetarët është 0800-54321.
Gjithashtu do të jenë të hapura edhe shtatë zyrat e Avokatit të Popullit do të jenë të hapura në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanpovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim që t’u ndihmohet qytetarëve që sa më lehtë të realizojnë të drejtën e tyre të votës.
Ndërkohë Ministria e Punëve të Brendshme me rastin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11, edhe sot do të jap letra njoftimi, por vetëm për personat që e kanë humbur ose ua kanë vjedhur, por edhe për ata që e kanë dëmtuar. Shërbimet kompetente administrative sot do të punojnë nga ora 07 deri në orën 19, por vetëm në dhënien e letërnjoftimeve të gatshme.