Aktuale

Avokati i Popullit kandidat për president të Serbisë

Avokati i Popullit Sasha Jankoviq ka njoftuar sot për kandidaturën e tij për president të Serbisë. Ai tha se do të jetë një kandidat i qytetarëve. “Për President do të garojë në kohën kur do të mbahen zgjedhjet por…

Avokati i Popullit Sasha Jankoviq ka njoftuar sot për kandidaturën e tij për president të Serbisë.

Ai tha se do të jetë një kandidat i qytetarëve.

“Për President do të garojë në kohën kur do të mbahen zgjedhjet por assesi para kësaj kohe. Avokati i Popullit është thelbësor për Serbinë. Do të kemi edhe kandidatë të tjerë për president, kryeministër, kryetar komunash dhe deputetë,” tha Jankoviq për portalin “Magloçistaq”, përcjellë Klan Kosova .

“Unë do të bëj punën time në mënyrë rigoroze në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, Në Serbi, duhet të ketë rend, e jo pasiguri dhe frikë ” tha ai për portalin nga Subotica.