Aktuale

Avokati i Popullit: Ekzekutivi dhe gjyqësori, shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut në vend

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, mbajti një ligjeratë për studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB me temën “Roli dhe rëndësia e institucionit të Avokatit të Popullit në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut”.

Kjo ligjeratë kishte për qëllim pajisjen e këtyre studentëve me njohuri rreth gjendjes së përgjithshme të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe funksionimit të Institucionit të Avokatit të Popullit që nga themelimi e deri më sot, duke përfshirë punën me ankesa, bashkëpunimin me institucione vendore dhe ndërkombëtare, praktikat më të mira, por gjithashtu edhe sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet.

Sa i përket shkeljes së të drejtave të njeriut në Kosovë, avokati Jashari tha para studentëve të Kolegjit AAB se si palë përgjegjëse për shkeljen e të drejtat e njeriut në vend janë sistemi ekzekutiv dhe ai gjyqësor.

“Ekzekutivi dhe sistemi gjyqësor në mnyërë të njejtë janë identifiku si palë përgjegjëse të shkeljes së të drejtave të njeriut Kosovë. Nëse flasim për të drejtat individuale, dominojnë të drejtat nga fusha ekonimike e sociale, krahas të drejtave civile ose politike apo të drejtave të tjera. Pra dominojnë ato ekonomike dhe sociale, duke fillu nga pensionet, të drejatat e personave me aftësi të kufizume, të drejtat e strehimit, çështjet prolnësore”, tha nw fjalwn e tij Avokati i Popullit.

Në fund të kësaj ligjërate ishte paraparë edhe një sesion me pyetje dhe përgjigje, ku studentët e Kolegjit AAB patën rastin patën rastin që të parashtrojnë pyetje për çështje të ndryshme, të cila iu përgjigj Avokati i Popullit, Hilmi Jashari. /Gazeta KNN