Një debat i madh është hapur këto ditë në lidhje me presidentin turk dhe Kosovën. Duket se shoqëria kosovare është ndarë në dysh sa i përket përzirjes së Erdoganit në punët e Kosovës, ku ka prej tyre që mbështesin sjelljen Erdoganit dhe kërcënimin që ia kishte bër kryeministrit Ramush Haradinaj.
Në këtë mes është edhe avokati kosovar Asdren Hoxha, i cili i ka dal në mbrojtje Erdoganit, duke i thur një varg lavdesh për të.
Sipas avokatit Hoxha, Erdogani, është njëriu që po forcon Turqinë dhe se duhet të mësohet prej tij se si duhet shteti.
“Njeriu qe e forcon,mbron,regullon,zhvillon,panvarson,afirmon vendin e tij per te tjert eshte diktatoor…rrnoft ky njeri i miree…mendoj se duhet me mesu nga ky njeri por edhe nga Turqit se si duhet edhe ruhet vatani…”, ka shkruar Hoxha në facebook