Aktuale

Avokati i familjes Dehari kërkesë për Prokurorinë Speciale të Kosovës

Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi i ka kërkuar Prokurorisë Speciale të Kosovës që të ri-angazhoj Institutin zviceran të Mjekësisë Ligjore që të përfshihet në hetimet për zbardhjen e vdekjes së Deharit.

“Kërkohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës që të ri angazhoj Institutin zviceran të Mjekësisë Ligjore që të identifikohen vrasësit e Astrit Deharit”, ka shkruar Gashi në profilin e tij ‘Fcebook’ ku ka bashkangjitur  edhe kërkesën dërguar Prokurorisë, shkruan Agjencia e Lajmeve FaktePlus.

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë, që ka bërë ekspertizën e vdekjes së Deharit, ka vlerësuar se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes.

Gjithashtu, Instituti ka thënë se është i gatshëm që përmes ekipeve dhe laboratorëve të jetë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen.