Rajon & Botë

Avokatët në Gjermani kërkojnë të hapet rasti ndaj Assadit

Ligji gjerman u lejon prokurorëve nën parimet e përgjithshme të juridiksionit, ku mund të ndjekin krimet e luftës që kanë ndodhur në vendet jashtë Gjermanisë.

Një grup i avokatëve po kërkon të hapet rast kundër presidentit sirian Bashar al-Assad ku do të akuzohej për krime të luftës në qytetin sirian të Aleppos, transmeton Express.

Avokatët sot kanë paraqitur për prokurorët federativ gjermanë një listë të krimeve, për të cilat do të duhej, sipas tyre, të dënohej presidenti sirian.

Ligji gjerman u lejon prokurorëve nën parimet e përgjithshme të juridiksionit, ku mund të ndjekin krimet e luftës që kanë ndodhur në vendet jashtë Gjermanisë.

Ata kanë cituar raportet e Amnesty International dhe azilkërkuesve sirianë në Gjermani, duke argumentuar se ka prova të shumta për mizoritë që janë kryer nga Assad në Aleppo, ndërmjet prillit dhe nëntorit. /Express/