Aktuale

Avni Kastrati ironizon me deklaratat e Agim Bahtirit

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Avni Kastrati, ka ironuzuar me deklaratën e Agim Bahtirit se është “i aftë për të drejtuar Qeverinë e Kosovës”.

Kastrati ka adresuar një varg kritikash në drejtim të kryetarit aktual për premtime boshe.

“Agim Bahtiri ka bërë premtime të mëdha në fushatën e tij për kryetar. Pati premtuar 15 mijë vende pune, investime milionëshe dhe të tjera, por shumica dërrmuese e tyre nuk janë realizuar”, ka thënë Bahtiri për Klan Kosova.

“Nuk dua të komentoj deklaratat e Agim Bahtirit, por dëshiroj që unë dhe qytetarët e Kosovës të qeshim me të. Të gjithë e njohin. Nëse qytetarët e Mitrovicës mendojnë për të mirën e tyre nuk do ta votojnë. Sepse përvec projekteve në infrastrukturë ai nuk ka bërë asgjë tjetër”. /klankosova.tv