Aktuale

Avni Arifi e quan Bajram Gecajn “Samurai i Isës”

Edhe sot po vazhdon polemika mes AAK’së dhe LDK’së. Kryetari i degës së AAK’së në Prishtinë, Avni Arifi iu është kundërpërgjigjur këshilltarit të kryeministrit Mustafa, Bajram Gecajt, të cilin e ka quajtur “Samurai i Isës”.

Avni Arifit sot përmes një statusi në Facebook e ka quajtur Bajram Gecajn “Samurai i Isës”.

Ai gjithashtu iu është kundëpërgjigjur në këtë mënyrë “ishte duke më mbetur hatri kur që nga Kryetari dhe krejt partia juaj gjetën kohë që të merren me mua dhe Bajram Gecaj ishte në heshtje. Nuk e dija çka po ndodh? Bajrami, Samurai i Isës mos me u shpreh???Çudi”

Arifi gjithashtu iu është drejtuar Gecajt: “ju jo vetëm që trilloni e sulmoni për të mbijetuar politikisht, por edhe shiteni për të mbijetuar politikisht”.

Ja postimi i Avni Arifajt në Facebook:

Edhe ti Bajram Gecaj a?

Ishte duke më mbetur hatri kur që nga Kryetari dhe krejt partia juaj gjetën kohë që të merren me mua dhe Bajram Gecaj ishte në heshtje. Nuk e dija çka po ndodh? Bajrami, Samurai i Isës mos me u shpreh???Çudi Pastaj, më erdhi edhe më shumë keq kur në nën-titull e pashë se ju, sipas teje Bajram, “nuk trilloni dhe nuk sulmoni për të mbijetuar politikisht”! Eh more Bajram… Ju jo vetëm që trilloni e sulmoni për të mbijetuar politikisht, por edhe shiteni për të mbijetuar politikisht! Qe dy vjet, jeni duke lëpirë atë që e keni pështyrë qe 15 vjet! Qe dy vjet, jeni lodhur duke bartuar çantat e shefave tuaj de facto. Tash, për çfarë çantash po flas, ju e dini mirë!

Sa për trillim e sulmim, lexoje deklaratën e djeshme të LDK-së dhe sulmin e paftyrë ndaj meje personalisht! A thua, kush është autori? A je ti autori? Sepse, jam shumë i gatshëm ta dëgjojë në seancë gjyqësore rrëfimin e tij apo saj!

Sepse, të më thoni mua “njeri i kazinove dhe haraçit” e duke ditur se të gjithë më njihni, do të thotë se ju jo vetëm që trilloni e sulmoni, por jeni të pafytyrë dhe të ndytë në këto sulme.

Për fund, Bajram Gecaj ti e din shumë mirë se Raporti i Progresit nga Komisioni Evropian është raporti i vetëm vlerësues në rrugën evropiane të Kosovës. Dhe, ky Raport i fundit, ka qenë tmerrësisht negativ për qeverisjen tuaj! Ti dhe shefi yt, në vend se të tregoni një fije institucionalizmi dhe shqetësimi njerëzor, ju me metoda plotësisht komuniste tentoni t’i manipuloni të dhënat statistikore dhe me pafytyrësi konstatoni ulje të papunësisë për 9 për qind. Bajram, kur reagova unë nuk ju fyeva. Sepse, ju veç e patët fyer vetveten.

P.S Bash po më intereson të të shoh në Gjykatë, ty ose këdo se si në “mënyrë profesionale dhe institucionale”, të “bazuar në eksperta” do ta dëshmoni komunikatën e djeshme ndaj meje në emër të LDK-së për “kazinot dhe haraçin tim”. /GazetaExpress/