Deputeti i Partisë Demokratike Falmur Noka deklaroi në Kuvend se në Durrës kishe rënë një avion me drogë.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia e Durrësit, ku thekson se në Ishëm është ulur një avion që drejtohej nga një shtetas italian.
Nga shpjegimet e para, italiani ka thënë se është ngritur nga Bari dhe ka dashur të bëjë një udhëtim me destinacion veriun e Italisë.
Deklarata e Policisë:
Rreth orës 08:45, Policia e Durrësit ka marrë një njoftim se në fshatin Gotull, Njësia Administrative Ishëm është parë të ulet një avion i përmasave të vogla.
Menjëherë është shkuar në vendin e ngjarjes ku është konstatuar i dëmtuar gjatë uljes një avion i përmasave të vogla, ndërsa Piloti nuk kishte pësuar lëndime gjatë uljes.
Piloti i avionit është një shtetas italin, Guido Andrea Guidi, 69 vjeç.
Në shpjegimet e para që jep ky shtetas thotë se është ngritur nga Bari dhe ka dashur të bëjë një udhëtim me destinacion veriun e Italisë.
Për shkak të kohës së bukur ka vendsour të kryejë një fluturim mbi det.
Në lartësinë 4 000-5 000 këmbë ky shtetas deklaron se i ka dhënë defekt avioni.
Ka parë nga lartësia një tokë arë të punuar, të cilën e ka konsideruar vendin më të përshtatshëm për t’u ulur.
Është përpjekur të ulet dhe gjatë uljes avioni ka pësuar dëmtime.
Piloti është shoqëruar në Spitalin Rajonal Durrës për një kontroll mjekësor, megjithëse nuk ka pësuar dëmtime.
Është njoftuar Prrokurori i gatshëm.
Gjate kontrollit ne brendesi të avjonit nuk është gjetur asnjë send i kundraligjshëm.
Të gjitha Shërbimet kanë kryer krehjen e vendit ku është gjetur avioni dhe zonës përrreth.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave e rastit në fjalë.