Aktuale

Avdullah Hoti më në fund deklarohet për votën e Ramiz Kelmendit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka zgjedhur rrjetin shoqëror “Facebook” për të treguar numrin e votave “pro” marrëveshjes për demarkacion të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Mait të Zi, kështu duke refuzuar deklarimet në media.

I kontaktuar nga “Gazeta Blic” Hoti, nuk ka dashur të tregojë qëndrimin e partisë, pas deklarimit të deputetit nga radhët e kësaj partie Ramiz Kelmendi, se nuk duhet të votohet ligji për demarkacion, me përfshirjen e raportit Bulliqi, me arsyetimin se sjell situatë konfliktuoze në vend.

Megjithatë, ai sqaron se 27 votat e deputetëve të LDK-së janë në favor të ratifikimit të demarkacionit, në seancën e nesërme plenare kur pritet të hedhet në votim.“27 votat e deputeteve te LDK-se jane ne favor te ratifikimit te marreveshjes se demarkacionit te kufirit me Malin e Zi. “Keqinterpretimi” i qellimshem qe disa medie po i bejne postimit te deputetit Ramiz Kelmendi eshte perpjekje e kote per zhvendosjen e vemendjes nga pamundesia e koalicionit qeverises per t’i siguruar te gjitha votat e shumices se brishte parlamentare.

Koalicionit qeverises i takon t’i siguroj 62 vota. Nuk mund te arsyetohen me refuzimin e deputeteve serbe, per shkak se me votat e tyre e mbajne ne kembe qeverine e brishte”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.