Rajon & Botë

Autoritetet e Venezuelës mohojnë akuzat për falsifikim të votimeve

Zyrtarët e Venezuelës sot hodhën poshtë akuzat për falsifikim dhe manipulim të procesit të votimit, që u mbajt të dielën për formomini e Asamblesë Kushtetuese.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, që kontrollohet nga opozita, Julio Borges njoftoi sot se do të kërkojë një hetim mbi pretendimet se shifrat zyrtare të pjesëmarrjes në votim janë rrit për së paku për një milion vota.

Opozita ka tre muaj që është duke protestuar kundër mbajtjes së këtij referendumi, ndërsa SHBA dhe BE-ja kanë kundërshtuar rezultatin e votimit, duke e quajtur një proces komplet të manipuluar, që ka thelluar edhe më shumë krizën në vend, transmeton KosovaPress.