Aktuale

Autobusi i trafikut urban aksidentohet me një veturë (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet.

Në aksident janë përfshirë një autobusi trafikut urban dhe një veturë. Mësohet se përveç dëmeve të vogla materiale nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Aksidenti ka ndodhur afër fakultetit Filologjik në Prishtinë./KosovaPress/