Aktuale

Autobusi rrëshqet, bllokon rrugën te Rrasat e Rahovecit

Bora e parë duket se, si zakonisht, i zë në befasi kompanitë e kontraktuara për pastrim dhe mirëmbajtje të rrugëve.

Vendi i quajtur Rrasat e Rahovecit është një pjesë e magjistrales Rahovec – Malishevë që gjithmonë paraqet problem kur bio borë apo ka ngrica në rrugë. Kështu edhe sot ndodhi kur një autobus i kompanisë Mendi kishte rrëshqitur, për shkak të akullit dhe borës në rruge, dhe kishte bllokuar komplet rrugën.

Kompanisë që ishte përgjegjëse duket se i kishte dalë gjumi vonë pasi tek rreth orës 9 paradite kishin dalë për të hedhur kripë dhe kështu të mundësojnë qarkullim normal.

Për fat, kësaj radhe, dëmet ishin të vogla tek autobusi, i cili ka mundur të shkaktojë ndonjë aksident të rëndë nëse do të gjendej ndonjë automjet në momentin e rrëshqitjes./GazetaExpress/