Aktuale

Autobusi i djegur i linjës Gjilan-Prishtinë

Mëngjesin e sotëm një autobus i linjës Gjilan-Prishtinë është përfshirë nga zjarri.
Sipas njoftimit të policisë nga ky incident nuk ka persona të lënduar, raporton lajmi.net.

Policia ka theksuar se është duke e hetuar rastin me qëllimin e ndriçimit dhe sqarimin e të gjitha rrethanave se si ka ardhur deri te shkaktimi i zjarrit.

Më poshtë mund të shihni disa fotografi të autobusit të djegur.