Aktuale

Autoblindat e Policisë së Kosovës në veri, flet Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në takimin që ka pasur me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ka thënë se janë në dijeni për lëvizjen e trupave të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Sipas tij një gjë e tillë po bëhet për të treguar muskujt dhe për të provuar që të marrin nën kontroll Liqenin e Gazivodës.

“Është e mundur që dëshirojnë ta marrin nën kontroll liqenin, dhe të tregojnë muskujt. Gjithashtu për të kontrolluar vijën e gjelbër në veri për të ndaluar çfarëdo importi të mallrave serbe” ka thënë Vuçiq raporton ‘telegraf.rs’, transmeton Gazeta Express.

Në këtë takim Vuçiq me përfaqësuesit e Listës Serbe kanë folur edhe rreth vendimit të djeshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ngritur taksën për produktet serbe ne 100 për qind.

the authorBurbuqe Metolli