Aktuale

Autoambulancën e shfrytëzojnë për bartjen e kulturave bimore

Një autoambulancë po shihet në këto çaste “Te Kafet e Vogla” në Prishtinë e cila është duke u shfrytëzuar për bartjen e kulturave bimore.

Në kushte normale autoambulancat janë për bartjen e personave të sëmurë apo për nevoja emergjente, por jo edhe për keqpërdorime tjera.

Por, në vendin tonë keqpërdorimet e veturave publike janë bërë mjaft të shpeshta siç shihet edhe nga ky rast.

Më poshtë gjeni fotografitë nga vendi i ngjarjes: