Rajon & Botë

Austria ia kthen shpejt Turqisë: Mati fjalët dhe veprimet, bëj detyrat e shtëpisë

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz i ka thënë sot Ankarasë që t’i matë fjalët dhe veprimet e veta pasi homologu i tij turk e quajti Austrinë kryeqytet të racizmit radial gjatë një interviste në mëngjesin e sotëm.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, i bëri këto komente pasi që kancelari austriak Christian Kern kishte thënë se ai do të fillonte një debat me liderët evropian për t’i ndërprerë bisedimet me Turqinë për anëtarësim në BE, për shkak të deficiteve demokratike dhe ekonomike të saj, raporton Reuters, përcjell Express.

“Hedh poshtë fuqishëm kritikat bërë Austrisë nga ministri i Jashtëm turk. I bëj thirrje Ankarasë që t’i matë fjalët që zgjedh dhe veprimet e veta [në shtëpi], si dhe t’i bëjë detyrat e shtëpisë,” Kurz citohet të ketë thënë.