Aktuale

Austria e gatshme ta ndihmojë Prokurorin e Shtetit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në një takim pune, ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler.

Lumezi e ka njoftuar ambasadorin austriak për sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi prokurorial dhe me efikasitetin e sistemit, duke theksuar se prokurorët e Shtetit janë të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit, si dhe të ndërgjegjshëm për t’u përballur me sfidat që i ka sistemi prokurorial, duke shpresuar se në këtë drejtim do të vazhdoi përkrahja e partnerëve ndërkombëtarë, me të cilët tashmë është ndërtuar bashkëpunim i mirëfilltë në realizimin e obligimeve ligjore.

Lumezi ka shtuar se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe krimeve të luftës.

Ndërkaq, ambasadori Pfandler ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të vendit të tij, për ta ndihmuar sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet ku Austria mund të kontribuojnë, me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi.