Austria ditëve të kaluara është duke u përballur me temperatura të larta, për shkak të të cilave është duke pësuar bujqësia, ndërsa si pasojë e thatësirës dhe të nxehtit është vërejtur ngordhja e peshqve në lumenjtë austriakë.
Më së nxehti ishte dje në qendër të Vjenës, ku në ora 17.00 është matur temperatura prej 38,9 gradë Celsius.