Rajon & Botë

Austri: Krimi kibernetik në rritje

Krimi kibernetik në Austri është gjithnjë e më i përfaqësuar dhe ndodhet në rritje të vazhdueshme tregon raporti i Shërbimit kriminalistik federal (BK) për vitin 2015.

Vitin e kaluar janë bërë gjithsej 10.010 denoncime lidhur me krimin kibernetik, që është rritje prej 11 për qind në krahasim me vitin 2014.

Në vitin 2013 ka pasur më pak denoncime edhe atë për rreth dhjetëra më pak se në vitin 2014.

Shkak për rritjen vitin e kaluar BK midis tjerash e sheh në “pajisjen gjithnjë e më të mirë teknike të kriminelëve dhe përdoruesve të teknikave për fshehjen e të dhënave.