Australia e ka zgjatur për 6 muaj misionin e vet ushtarak në Afganistan, me perspektivë që ai mund të vazhdojë edhe pas mesit të vitit të ardhshëm.
Qeveria e përkohshme e Australisë ka njoftuar sot se do ta vazhdojë ndihmën prej 100 milionë dollarëve në vit, për ushtrinë dhe policinë afgane, deri në vitin 2020, raporton rel.
Kjo shpallje u bë dy ditë pasi administrata e Shteteve të Bashkuara, paralajmëroi mbetjen e 8,400 ushtarëve amerikanë në Afganistan, edhe gjatë vitit të ardhshëm.
Australia, aleate e Shteteve të Bashkuara, i ka përfunduar operacionet luftarake në Afganistan, në vitin 2013.