Aktuale

Australi: Digjet në bankë, 26 të lënduar

Së paku 26 persona janë lënduar kur një person ka djegur veten në një bankë në Australi.

Sipas Policisë personi ka hyrë në një bankë në Melburn, i cili mbante një lëng të ndezur.

AFP citon deklaratat e dëshmitarëve të cilët kanë thënë se kanë dëgjuar një shpërthim të madh dhe britmat e fëmijëve.

Policia po hetohen motivin e këtij incidenti si dhe nëse është fjala për terrorizëm.

Nga 26 të plagosurit, gjashtë janë në gjendje kritike ndërsa supozohet se një i dyshuar për këtë incident që në spital ndodhet nën mbikëqyrje të Policisë.