Administrata Tatimore e Kosovës -Divizioni i Lojërave të Fatit, nga një aksion i ndërmarrë në disa komuna të Kosovës, ka mbyllur 13 subjekte që ushtrojnë jashtëligjshëm veprimtarinë e lojërave të fatit, të cilat po ashtu janë ndëshkuar me gjoba në vlerë 52,000 euro.
Ndëshkimi i këtyre subjekteve është bërë pasi që të njëjtat kanë organizuar lojëra të ndaluara me Ligjin për Lojërat e Fatit, në pikat pa licencë (vendim) të Administratës Tatimore të Kosovës, njofton Klan Kosova.