Administrata Tatimore e Kosovës njofton se ka larguar nga puna disa y zyrtarë të saj që dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Administrata Tatimore njofton se gjatë vitit të fundit në bashkëpunim me institucionet tjera të zbatimit të ligjit, ka ndërmarrë një varg aktivitetesh për parandalimin dhe luftimin e dukurive negative, përmes: trajnimeve adekuate, parandalimin e konfliktit të interesit, implementimin e planit të veprimit kundër korrupsionit 2013-2017, lëvizjeve të stafit në pozita ekuivalente, analizën e deklaratave të pasurisë, etj.
“Nga të gjitha këto veprime ka arrit që të identifikoj shkelje ligjore, dhe si rezultat brenda një viti ka larguar nga puna gjashtë zyrtarë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe ka shqiptuar një numër konsiderueshëm të masave tjera disiplinore”, thuhet në njoftimin e ATK-së./KosovaPress/