Për ata të cilët flasin vetëm një gjuhë, njerëzit të cilët kanë aftësinë të flasin disa gjuhë janë burim fascinimi.
Në çfarë gjuhe mendojnë? A ëndërrojnë në njërën gjuhë apo të dyja?
Rezulton se këto pyetje nuk janë të kota pasi njerëzit që mund të flasin dy gjuhë në fakt përjetojnë kohën në një mënyrë tjetër, transmeton portali arbresh.info.
Një studim nga Lancaster University dhe Stockholm University që është botuar në Journal of Experimental Psychology, gjeti që njerëzit që janë dygjuhësor mendojnë për kohën ndryshe varësisht nga konteksti gjuhësor në të cilin ata po vlerësojnë kohëzgjatjen e ngjarjeve.
Profesori i Gjuhëve Profesor Panos Athanasopoulos dhe Profesor Emanuel Bylund shpjeguan se dygjuhëtarët shpesh kalojnë në mes të gjuhëve të tyre me vetëdije dhe pa vetëdije.
Profesori Athanasopoulos gjithashtu sugjeroi që rezultatet tregojnë se dygjuhësh janë më “mendimtarë fleksibilë” sesa ata që flasin vetëm një gjuhë.
“Ka dëshmi për të sugjeruar se mentalisht kalimi para e prapa midis gjuhëve të ndryshme në baza ditore jep përparësi në aftësinë për të mësuar dhe multi-tasking, madje edhe përfitime afatgjata për mirëqenien mendore”, tha ai./Arbresh.info




















