Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” ka bërë lansimin e kampanjës vetëdijësuese “AsUne”.
Ismet Kryeziu, ka treguar disa nga aktivitetet që kanë ndërmarrë për zgjedhjet e parakohshme.
Ai tha se kampanja tani e filluar ‘AsUne’ ka të bëjë me mos votimin e kandidatëve të korruptuar.
Edhe Mjellma Hapçiu- Alija, nga kjo organizatë joqeveritare tha se me qëllim të kthimit të besimit në proceset zgjedhore ka filluar fushata ‘AsUne’ dhe për të ngritur vetëdijen e qytetarëve për të mos i votuar kandidatët e korruptuar.
Në të njëjtën kohë ajo kërkoi edhe nga partitë politike që të mos fusin në lista zgjedhore individë që janë të korruptuar.
Fushata ka të vetmin qëllim të vetëdijesohen dhe të mos i votojnë kandidatët që kanë qenë të përfshirë ne afera korruptive./KosovaPress/