Aktuale

Astrit Dehari protestonte kunder Ibrahim Gashit, degjoni çfarë deklaronte ai (Video)

Në vitin 2014, studentë të shumtë të Universitetit të Prishtinës protestuan kundër rektorit Ibrahim Gashi.

Gashi u detyrua të jap dorëheqje nga posti i tij i rektorit pasi një nga punimet e tij i kishte botuar në një revistë fals në Indi.

Ai këtë e bëri vetëm pas presionit të studentëve dhe shoqërisë civile që protestuan dhe marshuan para Rektoratit me kërkesën që rektori i UP-së, Ibrahim Gashi të jap dorëheqje nga posti i të parit të këtij universiteti pas skandalit të fundit.

Studentët me ditë të tëra kishin bllokuar Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

Pjesë e organizimit të këtyre protestave ishte edhe  aktivisti i ndjerë, Astrit Dehari.

“Sikurse që jemi të qartë dhe konsistent në kërkesën tonë, jemi të qartë edhe në skenarin  e protestës. Pra, protesta ka kuptim vetëm nëse Rektorati është i paralizuar. Qëllimi jonë është që ta paralizojmë Rektoratin ashtu që të mund të lëvizë lirshëm, qysh nga momenti kur të jap dorëheqje ky rektor”, kishte thënë Dehari.

“Protesta jonë është protestë e cila ka filluar dhe nuk do të ndalet, është protestë e drejtë dhe është protestë e cila do të përfundojë vetëm në momentin kur ky rektor nuk është më rektor. Kemi parë që Rektorati  me Parlamentin e varur, e jo të pavarur, studentor, tash i ka prezantuar disa pika të cilat na ka shfaqë këtu si njëfarë vendimi të cilat siç u tha edhe më parë, janë larg kërkesave tona. Pra, ne nuk mund të pajtohemi me këtë vendim të Rektoratit”.

/Periskopi/

Video Player