Astrit Dehari ka vdekur si pasojë e asfiksisë, pra për shkak të mungesës së ajrit, ka thënë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha.
Hoxha e bëri këtë deklaratë pas përfundimit të obduksionit nga ekipi mjekoligjor, ku të pranishëm si vëzhgues ishin edhe tre mjekë të caktuar nga familja Dehari dhe dy avokatët e familjes.
Rezultatet përfundimtare pritet të dalin ditëve në vijim, njofton KosovaPress.
Tags:Astrit Dehari